Presidenti Meta: Ligji për metrologjinë krejtësisht antikushtetues dhe kriminal, ia heq shtetit dhe ia kalon privatit në mënyrë preferenciale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë përpara mediave në komunikimin e përjavshëm me gazetarët.

Presidenti Meta foli për projektligjin e metrologjisë, për të cilin dje ka dorëzuar në SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve për këtë ligj.

Kreu i shtetit deklaron se “ligji për metrologjinë i hartuar nga qeveria është antikushtetues dhe kriminal, ia heq të drejtën shtetit dhe i kalon privatit në mënyrë preferenciale”.

“Po theksoj rëndësinë e mosmiratimit të një ligji të tillë që dëmton rëndë të gjithë qytetarët. Duhet ndjekur penalisht hartuesit dhe propozuesit që marrin iniciativën për të çuar në majat më të larta korrupsionin legjislativ.

Në jetën e përditshme qytetarët përballen me shumë probleme. Përmes shërbimit metrologjik, shteti garanton që i gjithë shërbimi të jetë i kontrolluar.

 Kuvendi miratoi një ligj të ri që e koncesionon shërbimin metrologjik nga duart e shtetit te privati.

Ai synon të ligjërojë një skenë për qëllime klienteliste. Përmes këtij ligji shteti heq dorë tërësisht nga një shërbim publik. Qeveria i propozon kuvendit që t’i japë me ligj të drejtën e të gjithë instrumenteve matës të hidrokarbureve… Ky delegim bëhet me procedurë ligjore.

Nga verifikimi që i kemi bërë ligjit, ai shmang në mënyrë të hapur dhe dhunon konkurrencën e lirë. Cenon interesat e shtetasve dhe konsumatorëve. Mbart rrezikun e një kosotje shtesë në shërbim që duhet të kryhet nga shteti“, tha Presidenti Meta.

Më tej, kreu i shteti tha se ligji në fjalë dhunon konkurrencën e lirë, cenon konsumatorët, shkel ligjin, sjell kosto shtesë për një shërbim që duhet dhe duhej kryer nga shteti.

Ky është një tregues se si ligjvënësi është vënë në mbrojtje të oligarkëve të paracaktuar. Ky shërbim nuk kontrollohet dot as me vendim gjykate. Instrumenti matës nuk mund të jetë me i sigurt. Qytetarët do të detyrohen të paguajnë më shumë për sasi që nuk i marrin realisht. Ndaj e ktheva, njoftova SPAK për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë ligj. E di shumë mirë që deputetët nuk mbajnë përgjegjësi, por ky parashikim kushtetues s’mund të përdoret si strehë për veprime arbitrare. Për t’i zbuluar hetimet të veprojë SPAK pa asnjë vonesë. Jam i shokuar se si Kuvendi i Shqipërisë kur në këtë situatë me covid që rëndohet, gjen kohën të çojë në duart e oligarkëve këto shërbime që rëndojnë te qytetarët. Korrupsioni nuk kryhet më nën dorë, por hapur, ditën për diell”,- tha Meta.

 

SHKARKO APP