Presidenti Meta: Më 25 prill 2021 do fillojë epoka e re e sundimit të popullit

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe zyrtarëve të tjerë të BE, të cilët kanë kërkuar nga qeveria respektimin e ligjeve dhe konsensusit politik për të mos dëmtuar integrimin në BE.

Presidenti shprehet se injorimi që qeveria po u bën standardeve europiane do të marrë fund më 25 prill 2021. “Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta. Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!  Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”,- deklaron kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook. Kreu i shtetit ka postuar të gjitha deklaratat e zyrtarëve të BE që i bëjnë thirrje qeverisë të presë mendimin e Komisionit të Venecias.

Autoritetet e BE-së i kanë kërkuar qeverisë “Rama” që të mos rrëzojë dekretet e kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, duke i sugjeruar që të presë opinionin e Komisionit të Venecias.
Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e kreut të shtetit duke u hapur rrugën votimit  në Kuvend ditën e enjte. Në këtë mënyrë, PS është vendosur zyrtarisht kundër qëndrimeve të BE dhe kundër negociatave.

Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, October 27, 2020

Lexoni edhe…

SHKARKO APP