Presidenti Meta: Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë! Duhet hetim ndërkombëtar për prishjen e Teatrin
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se mbështet hetimin ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, kreu shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë sot në protestë që të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.
“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.