Presidenti Meta ndihmon Ali Ahmetin të bëjë shqiponjën

Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, zv.kryeministri i Kosovës, Bujar Osmani dhe të tjerët pa problem e kanë bërë shqiponjën në manifestimin e sotëm që u mbajt në Shkup, kushtuar 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit.

Vështirësi për të bërë shqiponjën ka hasur vetëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkohë që e ka ndihmuar presidenti shqiptar, Ilir Meta. Pas kësaj ngatërrese të Ahmetit, siç e shihni në foto, ka shkaktuar të qeshura te valltari që është pas kryetarit të BDI-së.

Me sa duket, në fytyrën e tij vërehet edhe habia se si një patriot si Ali Ahmeti nuk mund ta bëjë shqiponjën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?