Presidenti Meta ndodhet në Durrës, ndjek operacion kërkim-shpëtimit
Aktualitet E Martë, 26 Nëntor 2019 20:06
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në qytetin e Durrësit për të ndjekur nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit.
Pas anulimit të pritjes shtetërore për Festat e Nëntorit, kreu i shtetit është parë në qytetin bregdetar, ku së bashku me emergjencat civile po monitoron operacionet që vijojnë ende.
Durrësi dhe zona e Thumanës janë më të prekurat e tërmetit 6.4 ballë që goditi sot vendin, duke lënë pas deri tani, 22 viktima dhe mbi 600 të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH


