Presidenti Meta: Nëse do shkarkohesha, do i drejtohesha Gjykatës Europiane
Nëse Gjykata Kushtetuese do të dilte me vendimin për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta do t’i drejtohej Gjykatës Europiane. Po ashtu kreu i shtetit thotë se Kuvendi që mbron vendimin e një Kuvendi që nuk është më, nuk ka sens.
“Nuk jam shprehur se ende nuk kemi një vendim të zbardhur, me vulë me numër protokolli, me argumentimet.
Prisja që të jepet në 9 shtator në Kuvendin e kaluar, ne kemi qenë korrekt në këtë proces dhe jemi përgatitur që fundin e këtij procesi ta kishim në gjykatë Europiane.
Nuk ka materie dhe as procedura të rregullta për shkarkimin e presidentit. Një Kuvend që mbron vendimin e një Kuvendi që nuk është më”, tha Meta.