Presidenti Meta: Ora e Shqipërisë do të ecë më shpejt pas 25 prillit për të fituar kohën e humbur
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot nga Durrësi se “ora e Shqipërisë do të ecë më shpejt pas 25 prillit për të fituar kohën e humbur“.
Në konferencën për mediat nga qyteti bregdetar, kreu i shtetit u shpreh se “Shpesh ora e Shqipërisë ka ndaluar. Ka mbetur prapa. Nga 25 prilli ora e Shqipërisë do të ecë përpara dhe do të ecë me shpejtësi të madhe për të fituar edhe kohën e humbur, edhe për të rikthyer shpresën se në këtë vend të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe këtë e garanton vetëm barazia e votës.
KOHA JONË SONDAZH

