Presidenti Meta: Papa Gjon Pali II do të kujtohet si Papa që mbajti gjallë shpresat dhe besimin te Zoti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes në ambientet e Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, të bustit të Papa Gjon Pali II.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “Papa Gjon Pali II do të kujtohet si Papa që mbajti gjallë shpresat dhe besimin tek Zoti ndër popujt e Europës Lindore si dhe ndikoi në rënien e dikaturave komuniste në këtë pjesë të kontinentit tonë”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

I nderuar të merrja pjesë sot në ceremoninë e vendosjes në ambjentet e Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, të bustit të Papa Gjon Pali II, kësaj ikone të lirisë së besimit të popujve në mbarë botën.

Shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali II do të kujtohet si Papa që mbajti gjallë shpresat dhe besimin tek Zoti ndër popujt e Europës Lindore si dhe ndikoi në rënien e dikaturave komuniste në këtë pjesë të kontinentit tonë.

Vizita e tij e paharruar në Shqipëri në vitin 1993, ishte bekim i madh dhe një sinjal shprese për një të ardhme më të mirë dhe besim tek Zoti, për vendin i cili sapo ishte çliruar nga zgjedha më e eger komuniste.

Ne shqiptarët do t’i jemi gjithmonë mirënjohës, edhe për rolin e tij në mbështetje të shenjtores dhe ikonës tonë kombetarë, Nënë Tereza, në këtë përvjetor të 110 të lindjes së saj.

SHKARKO APP