Presidenti Meta: Pjesëmarrja në zgjedhje është mision patriotik. Garantoj shqiptarët se askush nuk do të prek votën e tyre
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve kreu i shtetit shprehet se pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Kreu i shtetit garanton qytetarët, se si President i Republikës është i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”,- deklaron kreu i shtetit.