Presidenti Meta publikon foton e veçantë nga Katedralja e Rrëshenit: “Zemrat përqafohen edhe në distancë, rri në shtëpi!”

Katedralja e Rrëshenit ka dhënë një mesazh të bukur dhe domethënës në këto ditë të vështirë, kur Shqipëria përballet me Covid-19.

“Zemrat përqafohen edhe në distancë, rri në shtëpi! Forca shqipe”, shkruhet në një parullë, e cila është vendosur në hyrje të katedrales.

Kjo foto është publikuar dhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili në një mesazh në Facebook shprehet: “Zemrat përqafohen? edhe në distancë! #RriNëShtëpi? FORCA SHQIPE! ???
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”.

SHKARKO APP