Presidenti Meta: S’mund ta humbasim trenin e negociatave. Kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 qershorit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetëve të publikuar nga PE për çështjen e marrëveshjes së reformës zgjedhore, të dakordësuar mes PS, PD dhe LSI më 5 qershor.
Kreu i Shtetit falënderon partnerët europianë për mbështetjen dhe thotë se kushti i parë për negociatat është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 qershorit.
“Falënderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave!”- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3173501606029424