Presidenti Meta takim me nxënës e mësues në Ditën Ndërkombëtare të Familjes

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit me të cilët bisedoi mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj.

“Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme.

Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook ndërsa ndan me ndjekësit foto nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?