Presidenti Meta takim me Richard Grenell, ish-këshilltar i Trump: Gjithmonë kënaqësi ta kem në zyrën time
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim mikun dhe ish-ambasadorin e preferuar të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë” shkruan Presidenti Meta në një postim në Twitter, ndërsa ndan edhe foto nga takimi në Presidencë.
It’s always a pleasure to have @RichardGrenell in Albania and in my office. His commitment in support of the further strengthening of the relation and collaboration between Albania and the United States is greatly appreciated. 🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/MbHU0UhmJ7
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 9, 2021
KOHA JONË SONDAZH

