Presidenti Meta: Të gjithë së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një thirrje urgjente për qeverinë, së cilës i kërkon të rrisë testimet për gjurmimin e koronavirusit, të rrisë buxhetin për sistemin shëndetësor, të rimbursojë çdo qytetar që mjekohet në banesë.

Më tej, kreu i shtetit u bën apel qytetarëve që të vendosin maskën për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Të shtohen testimet.
Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.
Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat.
Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari”, shkruan kreu i shtetit në Facebook.

 

SHKARKO APP