Presidenti Meta: Thirrja nga Europa që më bindi për të kthyer ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se do të kthejë në Kuvend Kodin Zgjedhor, pas thirrjes që i bënë Partitë Europiane Popullore.
Gazetari (Blendi Fevziu): Zoti President, mirëmbrëma dhe faleminderit për këtë intervistën.
Presidenti Meta: Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët zoti Fevziu.
Pyetje: Ju kam parë disi po e quaj të tensionuar kohët e fundit, me shumë pasion diskutimet tuaja, mos keni dalë pak nga roli i Presidentit?
Presidenti Meta: I tensionuar në ç’kuptim?
Pyetje: Në mënyrën e pasionit në mënyrën sesi flet, akuzave që bën, duke si ajo ‘qetesi dhe dashuria’, u bë zhbë pak. Humbi qetësia dhe u tret dashuria!
Presidenti Meta: Të tensionuar? Nuk e kuptoj çfarë do të thotë kjo! Por unë jam një njeri që jeton më shqetësimet, me prokupimet, me hallet e këtij vendi. Nëse unë jam i tensionuar, do të thotë që punët nuk janë mirë, jo se unë jam keq.
Pyetje: Pra, Ju thoni që nëse ju jeni i tensionuar tregon që, vendi po ecën gabim, dhe jo që jeni tensionuar ju gabimisht?
Presidenti Meta: Në radhë të parë, besoj për shkak të eksperiencës dhe përvojës, por edhe të miqësisë që kemi prej 30 vjetësh, që nga koha e “Shkollës së Kuqe” dhe rrugës, “Qemal Stafa”, do të keni parasysh që unë nuk është se tensionohem në mënyrë diletante, apo të ngacmuar. Pra, do të thotë që diçka nuk po shkon.
Pyetje: Çfarë nuk po ecën në këtë vend, zoti President? Kush është përgjegjësi, për mos ecjen sipas jush?
Presidenti Meta: Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend zoti Fevziu, ku sipas “European Asylym Support Office”, nga Shqipëria largohen të rinj vetëm për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, pra për 2 vitet e fundit zyrtarisht, largohen: 18.4 më shumë se se nga Bosnja, 17.4 më shumë se nga Mali i Zi, 12 më shumë se nga Serbia, 5.1 më shumë se nga Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më shumë se nga Kosova, pra katër më shumë se nga Kosova. Çfarë po ecën mirë këtu?
Pyetje: Këto janë refereca të ndryshme zoti President, ka referenca te tjera që tregojnë se ikja nga Ballkani, janë në të njëjtin nivel në të gjitha vendet.
Presidenti Meta: Nuk po flas për referencat e Batonoviçit, po flas për referencat e “European Asylym Support Office”, nuk është nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Pyetje: A ju shkon Ju të bëni një replikë të tillë me gazetarin Baton Haxhiun, kur ju e këni patur më mik sesa unë !
Presidenti Meta: Batonoviçi, jo Baton Haxhiu. Këto janë statistika, ia tregova dje, edhe Komisionerit për Zgjerim që erdhi këtu, edhe i pranoi, sepse nuk mund t’i kundërshtonte sepse vijnë nga zyra e tij, nuk vijnë nga zyra ime.
Pyetje: Pse largohen shqiptarët sipas jush Zoti Meta? Ju vetë si President i vendit, si politikan 30 vjet në këtë vend, keni përgjegjësi për këto largime?
Presidenti Meta: Unë s’kam asnjë përgjegjësi
Pyetje: Si nuk keni asnjë përgjegjësi?
Presidenti Meta: Sepse kam më shumë se 8 vjet, që i kam thënë kryeministrit aktual dhe ministrit, që ka qenë i Ekonomisë..
Pyetje: Zotit Ahmetaj?
Presidenti Meta: I kam thënë shkoni në Maqedoni, shikoni sesi Maqedonia i mirëpret dhe i lehtëson investimet e huaja. Shkupi 1, Shkupi 2. Tetova dhe shumë të tjetë në Maqedoninë lindore. Pra, hajde të bëjmë dhe ne një gjë të tillë në Shqipëri. Në Spitall përshembull, apo në një vend tjetër s’ka rëndësi, ti garanatojmë investitorit të huaj çdo gjë, tokën, pronën, të gjitha shërbimet e duhuara aty. Në mënyrë që të rieksportojmë, të marrim të ndërtojmë një fabrikë, të bëjmë një investim, të punësojmë njerëz.
Pyetje: Kryeministri, afishoji shifra ku vendi sipas tij, shkon më mirë se para 8 vitesh, kur Ju, në fakt në atë kohë braktisët koalicionin e së djathtës, dhe u bashkuat me koalicionin e Rilindjes, ose rilindët dhe ju në një farë mënyre zoti Meta.
Presidenti Meta: I dashur miku im Fevzi! Unë kam bërë koalicion me kryeminstrin aktual vetëm më një kusht
Pyetje: Cilin kusht?
Presidenti Meta: Që ai të votontë 3 ligjiet që mbantë peng integrimin europian para zgjedhjeve, dhe ato u votuan para zgjedhjeve të vitit 2013. Pra, me iden që ky koalicion, do zhbllokonte integrimin europian të vendit. E dyta, e vetmja reformë pozitive në 8 vjet, përsa i takon integrimit europian, është vetëm votimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi me 140 vota në Parlament. Ku kryetari i Parlamentit ishte Ilir Meta, dhe që u imponua vetëm nga Ilir Meta, në një marrëveshje ku i vetmi që mungonte ishte Edi Rama, kaq. Që atëherë ka një rekomandim pozitiv dhe nga 3 kushte, Shqipëria ka 15 kushte, dhe nuk e di dhe sa do të ketë
Pyetje: Zoti Meta, çfarë nuk funksionojë mes jush dhe kryeministrit? Është personale, është parimore..?
Presidenti Meta: Nëse do të kishim një kamera të fshehtë, ju do të shikonit që, marrëdhëniet e mia dhe të kryeministrit janë të shkëlqyera. Sidomos respekti i tij, ndaj meje.
Pyetje: Duket që, janë të shkëlqyera, sa shkëlqimi s’duket ka humbur fare.
Presidenti Meta: Nuk po flas për hallet tona, po flas për problemet që ka vendi. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, në kuptimin personal ai është shumë i dashur dhe shumë i respektueshëm. Problemi është, kur kam ikur unë nga detyra e kryeministrit në vitin 2002, dhe arsyeja pse jam larguar unë, ju besoj e mbani mend, se keni qenë edhe në Korfuz. Shqipëria, ishte përfshirë në procesin e stabilizim asociimit dhe Serbia dhe Mali i Zi, as ekzistonin fare në një proces të tillë.
Sot, që ne po flasim bashkë të dyja vendet janë shumë më para nesh. Ndërsa për ne, as nuk bëhet fjalë, që jo të jemi përfshirë në këtë proces, sidomos pas votimit të njëanshëm që u bë para dy ditësh të ndryshimit të Kodit dhe për rregullat për zgjedhjet.
Pyetje: Ju, keni deklaruar që do ta ktheni votimin e Kodin nga Parlament.
Presidenti Meta: Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.
Pyetje: Kështu tha zoti Balla, që të na i ktheje se ne, do e votojmë prapë.
Presidenti Meta: Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.
Pyetje: Pra, nuk do ta ktheni?
Presidenti Meta: Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian.
Pyetje: Po, që ka pjesën më të madhe të partive në pushtet?
Presidenti Meta: Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar.