Presidenti Meta: Veç zgjedhjet e lira e pastrojnë politikën nga figurat kriminale
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas fjalës së mbajtur në Konferencën Shkencore ”Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”, në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se vetëm zgjedhjet e lira e pastrojnë politikën nga figurat kriminale. I pyetur nga gazetarët për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në 2021, kreu i shtetit tha se datën do ta vendosë pas takimeve që nisin nga kjo e premte me krerët e partive kryesore në vend.
Presidenti i pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e zgjerimit me 12 milje në det të Greqisë ka thënë se vijon të mbajë qëndrim kushtetues dhe ligjor. Ai ka bërë thirrje që të gjithë duhet të bëjnë kujdes me deklaratat e tyre, pasi një ditë mund të përdoren kundër Shqipërisë.
”Mendoj se sjellja ime do të jetë shtetërore, kushtetues, ligjor dhe e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre sidomos në publik. Dhe të mos bëjnë deklarata që mund të përdoren në dëm të Shqipërisë”.
Pyetje: Data e zgjedhjeve?
Nuk mund të themi asnjë. Do të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe do flasim me siguri. Kam kërkuar takim me përfaqësuesit, përfshirë edhe kreun e Komisionit të Integrimit Europian.
Pyetje: Mesazhi i Ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim?
Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminale dhe të korruptuar që duan të mbajnë peng funksionin e shtetit ligjor.
Pyetje: Çështja e detit me Greqinë?
Sjella ime ka qënë dhe do të jetë shtetërore dhe kushetuese e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm që të mos bëjnë deklarata në dëm të Shqipërisë.