Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e familjes Agolli
Në prag të ndërrimit të viteve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka lënë pa kujtuar shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta në shkurt 2017.
Kreu i Shtetit ishte sot në një vizitë në familjen Agolli, në shenjë respekti dhe vlerësimi për shkrimtarin e madh.
“Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin.” -shkruan Meta në një postim në facebook, ku ndan edhe foto nga vizita në familjen Agolli.