Presidenti, PS do të negociojë me Berishën apo Alibejan?

PS i ka numrat për ta zgjedhur e vetme Presidentin e ri, por debati politik është i ndezur. Socialistët kanë ngritur grupin negociator për të diskutuar me opozitën, por pikëpyetja është se me kë do të negociojë PS nga kampi blu, me Berishën apo Alibeajn?

Sekretari digjital i PS-së Etjen Xhafaj, tha se PS do të diskutojë me ata që njeh SHBA, pasi deklaroi që nuk mund të ulë në tryezën e diskutimeve të shpallurit non grata nga aleati strategjik, për të vendosur emrin e presidentit të ardhshëm.

I pyetur nëse do të negociojnë me Enkelejd Alibejan, Xhafaj tha “Alibeaj është kreu i grupit parlamentar dhe si nënkryetar i PD dhe për shkak të zhvillimeve në PD ka ngelur kryetar. Ka një grup negociator që është duke diskutuar dhe të vendosë linjën e komunikimit me opozitën shqiptare. Opozita ka tre grupe parlamentare dhe nuk mbaj qëndrime në emër të grupit të negocimit dhe unë nuk parashikoj produktin final. Ka një grup që është përcaktuar në këtë drejtim. Unë kam qasjet e mia”.

SHKARKO APP