Presidenti: PS po keqpërdor raportin e Venecias
Bashkë me letrën për kreun e Komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta ka paraqitur në këtë institucion ndërkombëtar edhe komentet e tij mbi projekt-raportin që u hartua për 30 qershorit.
Në një prej komenteve kreu i shtetit shprehet se “Ngritja dhe funksionimi i Komisionit Hetimor Parlamentar “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës” po realizohet në kundërshtim me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe me qëllim shmangien e një shqyrtimi kushtetues të konfliktit të kompetencave.
Synimi i mazhorancës është legjitimimi i procesit antikushtetues të votimeve të 30 qershorit duke keqpërdorur raportin e Komisionit të Venecias. Mazhoranca synon të vendosë në kundërpeshë raportin e posaçëm të OSBE/ODIHR 2019 që godet këtë proces të parregullt zgjedhor me raportin e Komisionit të Venecias, duke sfiduar autoritetin e të dy institucioneve njëkohësisht”.
KOHA JONË SONDAZH

