Presidenti Putin uron ekipin për lojën madhështore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka telefonuar trajnerit të ekipit kombëtar rus, Stanislav Cherchesovit, për ta uruar ekipin përkundër eliminimit nga Kupa e Botës.

Kroacia i dha fund ecurisë befasuese të Rusisë në çerekfinale në tokën e saj pasi e mposhti 4-3 në penallti, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Denis Cheryshev i kaloi nikoqirët në epërsi me një goditje mahnitëse nga rreth 18 metra largësi, megjithatë iu desh edhe një gol me kokë në minutën e 115-të nga Mario Fernandes për ta dërguar ndeshjen në penallti, pas golave të Andrej Kramaric dhe Domagoj Vida.

Edhe pse Rusia dështoi ta siguronte një vend në gjysmëfinale me Anglinë, Cherchesov pohoi se Putini ka qenë i mahnitur nga paraqitja e ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri ynë [Dmitry Medvedev] ishte në dhomat e zhveshjes. Putini më telefonoi gjatë ditës dhe tani. Ai na uroi për lojë të mirë”, tha ai në një konferencë për media.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai më tha se ajo çfarë ne kemi treguar në fushë ishte madhështore. Unë i thashë se jemi të zhgënjyer. Por, ai tha se duhet t’i hapim sytë dhe të vazhdojmë tutje”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?