Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti, qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian

Aktualitet E mërkurë, 18 Maj 2022 21:41
Presidenti, qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Bajram Peçi 

Po vjen dita që të zgjidhet presidenti, në mos e kanë gati! Po i vjen fundi edhe një periudhe të turpshme të sundimit të papërgjegjshmërisë në kryerjen e këtij funksioni të lartë, që çmeriti shumicën e shqiptarëve dhe la me gojë hapët edhe ndëkombëtarët! Gjatë kohës së Ilir Metës Kushtetuta ishte një dokument dekorativ dhe pa asnjë ndikim në veprimtarinë e përditëshme të presidentit, që lë detyrën pas pak javësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 3 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 3 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 3 orësh

Si paradoks, kushtetuta për çudi ishte pothuaj e përditëshme në ligjërimet e tij. Pasi e përdhosi dhe poshtëroi poltronin e lartë, ai e shndërroi shprehjen e kushtetutës se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin popullit”, në një monument të vdekur, duke dhunuar (për të mos u harruar kurrë) institucionin, Kuvendin dhe vetë Gjykatën Kushtetuese, që në një farë mënyre e forme pranoi që presidenti të jetë i njëanshëm, aktiv në politik dhe përçmues i vullnetit të popullit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani që jemi në kërkim të një presidenti, pas përvojës 5 vjeçare të diskretitimit të kësaj figure të lartë, vjen në mënyrë të pakuptimtë, në mos foshnjërake, propozimi prej opozitës që posti, përmes votimit, t’i besohet “babaxhanit” Dashmir Shehu. Që në krye të herës, kundërshtimi që do pasojë vjen, si llogjikë: përderisa, ju opozitë, keni seleksionuar një njeri politik, pjesë e të djathtës prej 30 vjetësh, përfaqësues i saj në të gjitha kuvendet e çdo palë zgjedhjesh, me “partinë e tij”, inegzistente, në koalicion të përhershëm me Saliun e “Madh”…, pse ky njeri politik të mos i përkasi shumicës parlamentare?

Shkurt, kundërshtimi që do pasojë, vjen, së pari, se ai në veprimtarinë e tij nuk jep asnjë garaci se nuk do veprojë si fanatik politik, siç është deri më sot! Në politikën shqiptare, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, por sidomos nga e djathta, është e pranishme një suitë e kalçifikuar politikanësh të cilët qendrojnë në elitë për vlerën e vetme sepse kanë nga një parti, me apo pa anëtarë, që askush nuk e di. Kur bëhen zgjedhje, këta, pavarësisht se dy të mëdhenjtë kanë dashur t’i zhdukin, ata jetojnë shëndetshëm përmes aleancave.

“Do t’i merrni në paketë”, i tha Edi Rama Lulzim Bashës, dhe ai i mori, i vuri në listë, janë deputetë. Bashës lehtësisht i kthyen krahët. Të tjerë gërxho të vjetër, që nuk i ndahen politikës dhe posteve, që nuk i vuri në listën e sigurtë të deputetëve, u bënë kundërshtarë “parimorë” të Bashës, ku shquhen Topalli e Noka. I tillë do kish ngelur edhe Shehu, por e ndihu fati kur në orën e fundme u vu në listë. Kjo ndodh sepse Partisë Demokratike, pas largimit të “karrigethyerve” që krijuan Aleancën Demokratike, i ka munguar një elitë intelektuale e dedikuar ndaj lirisë e liberalizmit e për këtë shkak njohja e tyre në popull, në intelektualë, në botën akademike, në studiues e krijues intelektualë, është kaq e zbehtë, aq sa çdo propozim të tyre e shndërron, në mos qesharake, në jo serioze! Qerthulli ku rrotullohen si kali në lëmë, nuk kalon tej hundës së tyre.

“Lëvizja për zhvillim kombëtar”! Qënka një parti kjo?! Dini ju i nderuar lexues se ekziston një parti e tillë? Po kryetar kë ka? Dhe qe të mos e zgjasim, është partia e Dashamir Shehut, ai është kryetar i saj. Ka ikur nga Partia demokratike jo se nuk ndjehet pjesë e saj, por ndjehet më rehat si pjesë më vete, vet zot, vet shkop!

Me Dashin nuk kam asgjë personale, por dua t’u kujtoj atyre që e përzgjodhën për president se deputeti më ndërmend periudhën më të tmerrshme e më të trishtë të shtetit shqiptar, 1994-1998. Ai, duke qenë në krye të shtetit si zëvendës kryeministër, ka qenë jo më pak pëgjegjës për lulëzimin e firmave piramidale, për privatizimin e shëmtuar “të vjedhim ç’të mundim’, për politikat e gabuara të ndjekura në kthimin e pronave, për shkatërrimin e ushtrisë, për thyerjen e unitetit kombëtar, për nxitjen e armiqësisë Veri-Jug. Natyrisht që ka qenë Sali Berisha arkitekti, por nuk mund të mbulohet zëvendës kryeministri pas hijes së tij!

Njerëzit e moshës time nuk mund t’i harrojnë, i kanë të gjalla ato ngjarje të atyre viteve. Vërtet Dashi me shokë u munduan të ndërtojë një ndërtesë të re, por ndërtesa e vjetër s’kish pse prishej, me pasuri e katandi, siç ndodhi! Hynë si fillestar në politikë, por nuk u lejohej të hynin si fillestar në ekonomi. Çdo i mefshët e kuptonte se paratë nuk mbillen, nuk pjellin nga 10-12 % në muaj, pa prodhuar. Vetëm qeveria dhe Banka e Dashamir Shehut nuk e dinte!

Ajo që kam vënë në titull se Presidenti duhet të jetë qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian, do t’i shkonte Dashit për shtat, po t’i fshije të kaluarën dhe pikëpamjet e njëanshme politike. Pas një presidenti shumë të keq, të djegur, duhet t’i fryjmë edhe kosit!

Etiketat e lidhura

Bajram Peçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 5 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 4 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.