Presidenti sulmon egër ish-presidentin
-Zëri i Amerikës-
Presidenti Biden çeli një aktivitet për mbledhje fondesh ku u përqendrua tek historia e deklaratave provokative të ish-Presidentit Trump, duke i cilësuar siç tha ai ata që morën pjesë në trazirat e 6 janarit si “pengje” apo ushtarë të rënë në luftëra si “humbës”. Zoti Biden iu referua gjithashtu komenteve të zotin Trump, mbi dëshirën për të qenë “diktator” në ditën e parë të qeverisjes, apo zotimin bërë përpara mbështetësve të tij “do të marrë hak për ta”.
“Imagjinoni sikur Donald Trump-i të rizgjidhej. Ky është ai që kur ndodhej në Francë dhe i kërkuan të shkojë në varrezat amerikane në Francë nga Lufta e Dytë Botërore, aty ku janë të varrosur amerikanë, a e dini çfarë tha? Tha se ata që ishin të varrosur në atë varrezë ishin dështakë dhe humbës.. Kështu i mendon ai gjërat, quan djalin tim, djemtë dhe vajzat tuaja që dhanë jetën për vendin dështakë dhe humbësa”, tha Presidenti Biden gjatë një tubimi më pas në Las Vegas.
Presidenti Biden u tha votuesve se rikthimi i Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një makth për vendin.
“Ju jeni e gjithë arsyeja përse unë jam president i Shteteve të Bashkuara. Ju jeni arsyeja përse Donald Trump-i është ish president. Dhe ju jeni arsyeja përse Donald Trump-i do të humbasë sërish”, tha presidenti Biden.
Presidenti foli dhe për investimet që administrata e tij ka bërë në Nevada, përfshirë një linjë hekurudhore me vlerë 3 miliardë dollarë për trena të shpejtësisë së lartë që do të udhëtojnë mes Las Vegasit dhe Los Anxhelosit.
“Gjërat po ndryshojnë. Ne jemi më të mirët, ne jemi vendi më novator në botë… Ashtu siç veproi Franklin Roosevelt me miratimin e Ligjit për Elektrifikimin Rural në vitet ’30-të, duke e dërguar energjinë në çdo shtëpi dhe fermë pasi ishte e domosdoshme… ne po sjellim internetit me shpejtësisë së lartë kudo në Amerikë. Interneti sot është thelbësor për të bërë biznes, ashtu siç ishte atëherë energjia”, tha ai./VOA/