Presidenti Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë javë

Në ditën e dhjetë të sulmeve nga ajri të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, presidenti i SHBA-së Donald Trump për herë të parë la të kuptohet një fund të mundshëm të luftës. Në një konferencë shtypi (09.03.2026) presidenti i SHBA-së deklaroi, se lufta mund të marrë fund “shumë shpejt”, por jo këtë javë. Trump nuk përmendi një datë konkrete. Rreziku më i madh në luftë ka kaluar tashmë prej tri ditësh, tha më tej Trump, pa e shpjeguar këtë më tej.

Dobësimi i kapaciteteve luftarake të Iranit

Trump nuk u shpreh nëse dhe kur mund t’i ndalin sulmet nga ajri SHBA dhe Izraeli ndaj Republikës Islamike. Sipas të dhënave të Trump-it, SHBA po i kundërvihen tani prodhimit të dronëve në Iran. Ngritjet e dronëve janë pakësuar me rreth 83 përqind, tha ai, duke folur edhe për 50 anije lufte të shkatërruara iraniane. Kemi avancuar mjaft nga plani fillestar kohor, tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria e SHBA-së që nga fillimi i sulmeve kundër Iranit më 28 shkurt ka goditur mbi 5.000 objektiva iraniane dhe ka shkatërruar ose dëmtuar 50 anije iraniane, vuri në dukje Komanda Rajonale e SHBA-së. Presidenti i SHBA-së deklaroi, se janë mbytur rreth 50 anije iraniane dhe janë pakësuar me 90 përqind kapacitetet e raketave të Iranit./DW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?