Presidenti Trump për pak sa nuk shtypi butonin bërthamor ndaj Iranit

Presidenti Donald Trump mund të bombardonte një nga fabrikat e përpunimit të materialeve bërthamore në Iran javën e kaluar. Por këshilltarët e tij të lartë e ndaluan, raporton NY Times.

Trump i mblodhi këshilltarët kryesorë të sigurisë, përfshirë edhe zëvendëspresidentin Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Sekretarin e Mbrojtjes në Detyrë, Christopher Miller dhe diskutoi për mundësinë e sulmit mbi Iran.

Takimi erdhi një ditë pasi inspektorët ndërkombëtarë të OKB raportuan se Irani kishte rritur ndjeshëm stokun e materialeve bërthamore. Këshilltarët e Trump më në fund e bindën që të mos ndërmerrte sulmin, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do provokonte një konflikt në shkallë të gjerë me Iranin.

Në raportin e OKB thuhet se Irani kishte më 2 nëntor 2.442 kg uranium, ndërkohë që më 25 gusht kishte 2105 kg.

Sulmi i mundshëm i Trump do shënjestronte bazën bërthamore Natanz në Iran.

 

SHKARKO APP