Presidenti Zelensky: Terrori i Mariupolit do të hyjë në histori
“Terrori Rusisë në Mariupolit do të hyjë në histori”, kështu shprehet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, cili dënon bombardimet e pandërprera të Rusisë në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga trupat ruse në juglindje.
“Ta bësh këtë ndaj një qyteti paqësor, ajo që bënë pushtuesit, është një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”.
Në këtë qytet, sulmet ruse kanë goditur strehimoret e civilëve, një spital për fëmijë dhe maternitet, si dhe disa ndërtesa banimi. Që prej fillimit të luftës, më shumë se 2,400 njerëz thuhet se janë vrarë në qytet.