Presidentja e Greqisë pret ambasadoren shqiptare Hajdaraga, zbulohet temat e takimit

Ambasadorja Shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga ka paraqitur letrat kredenciale tek presidentja e vendit Katerina Sakelaropoulou. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në pallatin presidencial, Sakeralopoulou pranoi letrat kredenciale të ambasadores Hajdaraga, e cila është njëkohësisht edhe ambasadorja në moshën më të re që shërben në Greqi.

Presidentja Sakelaropoulou theksoi se Greqia dhe Shqipëria janë vende mike dhe fqinjë të mirë, të cilët i janë gjendur pranë njëri tjetrit ndër vite. Prania e mijëra emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe minoriteti etnik grek në vendin tonë janë urat lidhëse të dy popujve tanë.

Ajo theksoi rolin e Greqisë në rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa shprehu bindjen se mes dy vendeve ka nisur një epokë e re në marrëdhëniet dypalëshe. Ceremonia u përshëndet edhe prej përfaqësuesve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme Greke dhe në vazhdim ambasadorja Hajdaraga dhe Presidentia Greke, patën një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?