Presidentja e KE, Von der Leyen, vjen në Tiranë. Takime me Ramën dhe Begajn, zbardhet agjenda

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, vjen sot në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama do të presë sot Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?