Presidentja e Parlamentit Evropian takon Zelenskyn: Ukrainasit janë heronj

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola vizitoi Kievin dhe u zotua se BE do të ofrojë më shumë ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës.

Ajo postoi në Twitter një foto të takimit të saj me Presidentin Volodymyr Zelensky, krahas së cilës shkroi “guxim, forcë, vendosmëri”.

Metsola iu drejtua edhe deputetëve në parlamentin ukrainas. “Populli ukrainas është hero; ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër,” tha ajo. “Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra për Rusinë ”, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?