Presidentja e Qarkut te Umbria-s vizitë në Tiranë

10 dhjetor nga Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ditën e enjte date 11 dhjetor në ora 10:00 prane Ministrisë se Shëndetësisë, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrit Beqaj dhe  Presidentes Marini.. Ky Memorandum parashikon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e nismave të përbashkëta në kuadrin social-shëndetësor, sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore, forcimin e marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimin në sektorin e mjedisit si dhe atë ndërmjet Universiteteve dhe Institucioneve Kulturore kryesore të dy Vendeve.

Për realizimin e Marrëveshjes, palët angazhohen të vendosin kontakte të drejtpërdrejta dhe të nxisin shkëmbimin e përfaqësuesve të Rajonit Umbria me Shtetin Shqiptar, dhe të inkurajojne marrëdheniet e partneritetit midis Institucioneve, shoqatave dhe individëve në forma të ndryshme (shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, takime, seminare, vizita studimore dhe workshop me aktorë të cilët ndajnë interesa të përbashkëta; pjesëmarrje në projekte të përbashkëta të financuara nga fondet europiane; promovime të nismave që nxisin marrëdhëniet transnacionale dhe me Institucionet e Bashkimit Europian).

Ky Memorandum është pjesë e një Marrëveshjeje me te gjerë të nënshkruar më 19 nëntor 2007, në Tiranë mes Ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe asaj Shqiptare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalesh në fushën e shëndetësisë dhe të shkencave shëndetësore, si dhe për të promovuar lidhjet midis instituteve, Spitaleve dhe Organizatave që veprojnë në fushën e shëndetësisë të të dy Vendeve. Kjo eshte paraprirë edhe nga një Protokoll Bashkëpunimi i nënshkruar më 18 dhjetor 2013 mes Universitetit të Bologna-s dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me "Polo Biomedical Umbria" – e cila numeron më shumë se 20 kompani të Umbria-s të sektorit shëndetësor e biomjekësor – në mënyrë që të zhvillojnë bashkëpunimin dhe kooperimin në sektorët e logjistikës spitalore, të inxhinierisë klinike dhe shkencave veterinare.

SHKARKO APP