Presidentja e re e Kosovës, bijë shkodrane dhe nuse Peje

Nga Aleksandër Çipa

Urime dhe mandat të sukseshëm, ju uroj Presidente Justina Shiroka-Pula!

Zgjedhja juaj me shumicë votash si Presidente, në Kuvendin e Kosovës, nuk është thjesht një triumf zgjidhjeje mbi një krizë të mundshme dhe të pakuptimtë politike, por është një zgjedhje e mençur dhe me kumt të fuqishëm kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatura juaj e selektuar nga bota akademike shqiptare dhe veçanërisht, duke pasuruar kontributin e zonjave në presidencën e shtetit më të ri shqiptar, përbën vlerën reale dhe të adhurueshme të qytetërimit europianist shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja e bijës shkodrane të familjes Shiroka, si presidente e re e Kosovës, e bën edhe më shprehës, edhe më optimist doktrinën natyrale të gjithëshqiptarisë dhe të bashkimit tonë pa çertifikata apo lejedhënie të huajsh.

Bija e lindur në Prishtinë, nusja e Pejës, Profesorja e njohur në Kosovë dhe akademikja e nderuar në Shqipëri dhe shumëkund, shënon rishtazi një preferencë të mençur politike për Kosovën europiane dhe dëbimin e iluzioneve politike të mbjella apo të perceptuara.

Urime Shkëlqesia Juaj, Zonja Presidente Shiroka-Pula! Republika e Kosovës pastë hijeshinë politike të mendjes dhe të karrierës suaj, sikundër krenarinë dhe sovranitetin e jetës suaj me estetikë genetike!

Me zemër, Aleksandër Çipa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?