Presidentja Osmani: Rusia dhe Serbia janë rrezik për Ballkanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Rusia dhe Serbia paraqesin rrezik për Ballkanin, teksa priti në Prishtinë homologun e saj nga Letonia, Egils Levits.

Ajo kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe nënvizoi se Aleanca Perëndimore duhet t’i ketë dyert e hapura për vendin e saj.

Osmani tha se Prishtina po bën maksimumin për të arritur marrëveshjen për targat me Beogradin dhe akuzoi palën tjetër se po bllokon procesin e dialogut: “Ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje, ajo çka mund t’ju siguroj është se Kosova do të jetë palë konstruktive dhe do të vazhdojë të jetë palë që respekton parimet dhe standardet më të larta evropiane. Ndërkaq, se si do të sillet Serbia, varet nga ata, por sjellja e tyre e deritanishme vetëm e ka bllokuar progresin në dialog”.

SHKARKO APP