Presidentja sllovene: Shqipëria i plotëson kushtet, promovim anëtarësimit të shpejtë të rajonit në BE
Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar mbajti këtë të enjte një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e posaçme. Në fjalën e saj, Musar theksoi se BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është bashkim europian. Sipas saj, anëtarësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht.
“Dhe Sllovenia po e bën këtë. Sipas mendimit tonë Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të vendoset dhe të jetë një shembull se si përballet me sfidat e vështira të përmbushjes së kushteve për anëtarësim. Shqipëria duhet të lejohet të tregojë se mund të jetë një tjetër e ndritshme në historinë e procesit të integrimit europian”, deklaroi presidentja sllovene.
Musar vlerësoi edhe rolin e grave në politikën shqiptare teksa tha se 35 % e deputetëve në Kuvend janë gra. Presidentja foli dhe për sfidat me të cilat po përballet bota sot, sipas së cilës, po trondisin normat dhe vlerat, ndërsa dhuna dhe paqja po gjen më tepër hapësirë. Ajo vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
”Ka vetëm një mënyrë për të përballuar sfidat në mënyrë që të ruajmë vlerat. Në gjuhën e sportit quhet punë në grup. Multilariteti është gjuha për zgjidhjen e krizave globale. Duke i trajtuar individualisht nuk do të jemi në gjendje të shmangim edhe kërcënimet për sovranitetin tonë. Vendet e vogla janë të dobëta para një kundërshtari të forte. Por, zëri ynë është më i fortë brenda kuadrit të një forumi shumëpalësh. Nëse dikush e kupton këtë, ajo është Shqipëria, për shkak të përvojës tuaj si anëtare në Këshillin e Sigurimit. Duhet të pyesim veten nëse vërtet do t’u nënshtrohemi urdhrave të vendeve që thjeshtë duan të afirmojnë interesat e tyre në kurriz të të tjerëve. Fatkeqësisht ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes reaksionare”, deklaroi presidentja sllovene.