Pretendimi i Beogradit: Në Shqipëri jetojnë 30 mijë serbë

Autoritet serbe kërkojnë respektimin e të drejtat e minoritetit të tyre në Shqipëri, pasi vlerëson se pakica shqiptare në Serbi i gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve evropiane.

Anëtari i Bordit të Kuvendit serb për diasporë dhe serbët në rajon, Aleksandër Çotric, thotë se në Shqipëri nuk ka ligj për minoritete. Në programin e mëngjesit të televizionit shtetëror serb, Çotric u shpreh se në Shqipëri jetojnë rreth 30 mijë serbë. Ai tha se të gjithë përfaqësuesit e pakicave bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, i cili, sipas tij, ishte jodemokratik dhe diskriminues.

“Serbia kërkon të drejta për minoritetin e tyre në Shqipëri, pasi pakica shqiptare në Serbi, i gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare”, tha ai. Çotriç tha se delegacioni i Parlamentit serb, i përbërë nga anëtarë të diasporës dhe serbë në rajon, vizituan Shqipërinë, e cila nuk ka ligj për minoritetet, ku Serbia e ka të pamundur të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe rreth mbrojtjes së pakicës së saj, raporton Telegraf.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?