Prevalla përfshihet nga flakët, qindra zjarrfikës po punojnë për të shmangur djegien e parkut

Situata e krijuar si pasojë e zjarreve në parkun kombëtar të Prevallës vijon që të jetë e rënduar, ku aktualisht janë në operacion për shuarjen e flakëve nga toka përveç Njësisë Zjarrfikëse dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe njësite nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj. Rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur në kontroll dhe lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës Prizrenit me komunat në ndihmë. Prezent në operacion me mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni.

SHKARKO APP