Prezantimi i kandidatëve të PS? Rama nis fushatën me meme

Këtë të mërkurë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nisi të prezantonte të gjithë kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet e 25 prillit. Jo vetëm që nuk i prezantoi, por për afro 40 minuta ofroi vetëm një fushatë memesh. Për secilin qark Rama bënte krahasime mes kandidatëve, ku ”baltoste” emrat nga PD-LSI dhe vetëm kaq, asnjë prezantim se çfarë ofron PS-ja për këto zgjedhje.

Një shembull është fotoja e kandidatit të PD-së, e Ervin Salianjit e cila ishte shkrepur në plazh. Duke kujtuar fotot e veta, Rama me ironi u shpreh se i kishte hyrë në fushën e tij.

”Korça me kë fiton? Më këtë lakuriqin e natës. Se më ka hyrë edhe në fushën time duke dalë në plazh. Na turpëroi edhe si kategori”,-tha Rama. Ky ishte prezantimi i kandidatëve, këtë ofron PS-ja për 25 prillin, një meme për secilin kandidat të opozitës së bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?