Prezantohet abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kushi: Të ruajmë gjuhën e pastër shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, gjatë përurimit të Abetares së përbashkët unike me Kosovën, u shpreh se është fillimi i një faze të re për të forcuar gjuhën shqipe.

“Kemi unifikuar kurrikulën e arsimit parauniversitar, kemi tekstin e përbashkët të Gjuhës Shqipe, të rinjtë tanë mund të regjistrohen në shkollë pa asnjë pengesë. Diplomat apo gradat shkencore njihen në të dy vendet, po punohet për enciklopedinë e përbashkët.

Gjuha shqipe e konsoliduar si një ndër më të vjetrat në botë por normalisht kemi sfida, siç është emigracioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida jonë është e madhe për të forcuar dhe ruajtur gjuhën e pastër shqipe. Ajo që më gëzon shumë sot, që përveçse kemi ministren e arsimit të Kosovës por edhe të Maqedonisë, i cili që në momentin e parë kur mori detyrën shprehu dëshirën për tu bërë pjesë e kësaj nisme patriotike. Abetare e unifikuar për të gjitha trevat shqiptare i kalon përmasat e arsimit gjuhësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?