Prezantohet administrator i Zall-Herrit, Seferi: Do promovojmë produktet e zonës

Promovimi i produkteve të zonës dhe organizimi i festave lokale janë prioritet i Bashkisë së Tiranës për ta shndërruar Zall-Herrin në një destinacion tërheqës, jo vetëm për qytetarët, por edhe për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi e blegtori. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ishte sot në Zall-Herr ku prezantoi administratorin e ri, Arben Maloku, si dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të produkteve bujqësore vendase, si një mënyrë për t’i dhënë më shumë vëmendje kësaj zone të re të Tiranës.  

“Në kushtet e zhvillimit ku ndodhemi sot, bujqësia dhe blegtoria janë shumë të kërkuara, ndaj përmes promovimit më të mirë të zonës, Zall-Herri nuk duhet të konsiderohet më si një zonë e largët, por pjesë e Tiranës dhe një lagje e re e saj”, deklaroi Seferi. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se afrimi i kësaj njësie me qendrën e Tiranës do të ndodhë edhe përmes zhvillimit të infrastrukturës, duke sjellë kështu rritjen e interesit të investitorëve. “Produktet e zonës do të dalin në pah përmes festave lokale, të cilat do të kthehen në një traditë promovimi produktesh bujqësore. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se Zall-Herri është një nga furnizuesit më të rëndësishëm dhe të sigurt për produkte si ulliri, vaji, mjalti apo qumështi”, tha Seferi. Sipas tij, Bashkia e Tiranës është e përkushtuar për ta kthyer Zall-Herrin, por edhe zonat e tjera periferike të kryeqytetit, në vende ku promovohen produktet shqiptare. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, i cili kërkoi nga administratori i njësisë që të ndërmarrë të njëjtat aksione si në njësitë e tjera të Tiranës.

“Gjithçka që shihni se po ndodh në Tiranë, me aksionin e pastrimit të qytetit, me rikthimin e hapësirave publike për qytetarët, me mbrojtjen ndaj ndotjes së mjedisit, duhet që edhe ju të ecni me të njëjtin ritëm”, deklaroi Dalipi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?