Prezantohet në Tiranë pasaporta e Shën Terezës si dhe një sërë detajesh të tjera

Pasaporta e Nënë Terezës, që shenjtores iu dha në vitin 1927, pasi i bëri një kërkesë autoriteteve në Shkup për të vizituar familjen e saj në Tiranë, përpara se të nisej me mision, për herë të parë u prezantua sot, në ditën e shenjtores Nënë Tereza.

Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Shkup, shprehet: “Ky është hapi i parë që një institucion në Maqedoni, shtetëror dhe shkencor po merret me hulumtimin e jetës dhe veprimtarisë së Shën Terezës. Kemi gjetur në arkivë pasaportën e Nënë Terezës dhe kjo pasaportë i është dhënë në vitin 1927. Ne po e nxjerrim për herë të parë në dritë”.

Por, pasaporta nuk është dokumenti i vetëm që prezantohet në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Kur Gonxhe Bojaxhiu mëson se nëna e saj kishte ndërruar jetë, i shkruan një letër në mënyrë të fshehtë familjarëve, që të mos mërziten pasi shpirti i saj ka shkuar në parajsë. Letra prezantohet gjithashtu për herë të parë për publikun. Ekspozita pasurohet me mesallën, peshqirin dhe servisin që Nënë Tereza përdori në vizitën e saj në Shkodër, në vitin 1991.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stefan Tetollari, specialist i Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve në Muzeun Historik Kombëtar, thotë: “Disa objekte janë të familjes që vizitoi. Familja e Tonin Shpatit, edhe aty kemi shumë objekte që i ka dhuruar ajo familje me të cilat u ushqye Nënë Tereza në atë darkë. Bëhet fjalë për 15 objekte, të cilat kjo familje ia ka dhuruar në muze në vitin 1997”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me ekspozitën në ambientet e muzeut, u promovua edhe botimi “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, që pasuron më tej historinë e jetës së Nënë Terezës./Top Channel

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?