Prezantohet Plani Kombëtar i Moshimit, Manastirliu: Shërbime në familje për të moshuarit me Fondin Social

Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka prezantuar Planin Kombëtar të Moshimit, në qendrën sociale multidisiplinare në Tiranë, në prani të të moshuarve në nevojë që marrin shërbime në këtë qendër, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe organizatës së Kombeve tē Bashkuara në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu tha se për herë të parë do të ofrohen shërbime në familje për të moshuarit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje do të financojë shërbimet në familje për të moshuarit, duke filluar nga bashkia Tiranë, nëpërmjet Fondit Social që kemi vënë në dispozicion të pushtetit vendor. Ky projekt që është gati të implemetohet, mundëson financimin e këtyre shërbimeve të reja, duke filluar nga trajnimi i personelit të dedikuar për shërbimin e asistencës shtëpiake dhe me pas ofrimin e asistencës mjekësore por edhe sociale për të moshuarit që jetojnë të vetmuar, për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, për të moshuarit që nuk mund të dalin dot vetëm nga shtëpia e që kërkojnë mbështetje e shoqërim, për ata që ka nevojë për mbështetje psiko-sociale”, tha Manastirliu.

Nëpërmjet këtij plani, synohet që 300 persona, personel infermierë dhe punonjës sociale do të angazhohen e do të jenë të dedikuar për të realizuar 50 000 vizita të kryera në vit, në të gjithë vendin. Duke theksuar se Plani i Veprimit të Moshimit, një dokument politik që synon të sigurojë mbrojtjen e personave në moshë të tretë dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale, Manastirliu u shpreh: “Tashmë kemi bërë aktiv Fondin Social, një mekanizëm për shtrirjen e shërbimeve sociale ditore dhe rezidenciale në territor për moshën e tretë, nga i cili mund të përfitojë çdo bashki”, tha Manastirliu. Plani i moshimit mbështetet në tre shtylla kryesore: Mbrojtje Sociale dhe Përfshirje Sociale; Shërbime sociale të integruara për të ndihmuar personat e moshuar gjatë gjithë jetës së tyre; Shërbime shëndetësore të aksesueshme.

Sipas Planit të Veprimit 2020-2025, mbrojtja dhe përfshirja sociale për çdo të moshuar në nevojë do të fillojë me garantimine e ofrimit të shërbimeve të integruara social-shëndetësore, nga i cili pritet të përfitojnë 100.000 të moshuar. Plani parashikon gjithashtu ngritjen e 10 qendrave ditore komunitare në të gjithë vendin; ngritjen e një qendre të re rezidenciale për 100 të moshuar; sigurimin e përfshirjes së të moshuarve aktivë dhe grupeve të tyre të interesit në politikat vendore sociale dhe gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP