Prezantohet pulla postare “për mbrojtjen e privatësisë”
Kjo pullë postare përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin për mbrojtjen e privatësisë, por edhe marrëdhënien që kanë sot qytetarët me teknologjinë. Pulla u prezantua të dielën në kuadër së 28 janarit, Ditës së Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Emëtimi i saj është iniciativë i zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. ”Ne kemi një produkt, një pullë postare që konkurron denjësisht jo vetëm tregun e brendshëm por edhe atë ndërkombëtar”-tha Dervishi.
Pulla mban autorësinë e piktorit Artion Baboçi, i cili rezultoi fitues në konkursin e zhvilluar nga Posta Shqiptare. ”Unë thjesht kam lexuar, kam skicuar ide për të arritur në konkluzionin artistik i cili nënkupton elementët, ngjyrat”,-theksoi Baboçi.
Në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes se certifikatave për të rinjtë që morën pjesë në Shkollën Dimëror, “Informim dhe Privatësi”.
KOHA JONË SONDAZH

