Prezantuesi i njohur i bashkohet policisë në operacionin e arrestimit të shqiptarëve (VIDEO)
Prezantuesi britanik Jeremy Kyle u shfaq në TV duke asistuar në një aksionin të madh të policisë në Gloucestershire në pjesën jugore të Britanisë.
Operacioni u finalizua me goditjen e një bande shqiptare që kishte ngritur ferma kanabisi.
Mediat shkruajnë se aksioni është bërë pas një hetimi 8 mujor.
Rreth 50 policë morën pjesë në operacion duke kontrolluar zonat e dyshuara, konkretisht 6 ferma kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.
Në pranga janë vendosur 10 persona. Ata akuzohen për trafik droge dhe do të dalin para gjykatës së Bristolit në 9 Prill.
Zonat e trafikut të kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredëorth e me radhë, që menaxhoheshin nga shqiptarët.
Prezantuesi Kyle dhe oficerët e policisë u shfaqen në dokumentar edhe teksa ndiqnin një të dyshuar në rrugë, por ai nuk u kap.
Te arrestuarit janë shqiptarë që akuzohen si pjesë e bandave të drogës:
Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç
/syri.net
KOHA JONË SONDAZH

