Prezenca e OSBE-së i dhuron policisë kufitare, pajisje të teknologjisë së informacionit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuron departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 mijë euro. Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore.
Pajisjet u dhuruan si pjesë e një projekti që Prezenca e OSBE-së nisi, vitin e kaluar, në mbështetje të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Departamenti i Kufirit dhe i Emigracionit. Projekti ka për qëllim përdorimin e metodave të përparuara mësimore nga ana e Departamentit me anë të infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit dhe të instrumenteve online të ofruara prej saj.
Objektivi kryesor i projektit është plotësimi i nevojave në rritje të Policisë së Shtetit për realizimin e të nxënit të vijueshëm dhe rritjen e aftësive të personelit të saj, paçka situatës.