Prill në Prull!
Nga Nikoll Lesi
Prulli është një fshat i vogël, ku kundrohet deti Adriatik nga Kepi Rodonit deri në Ulqin si dhe nga lindja e tij duken të lartësuara malet e Mirditës.
Në Prull ndodhet një ndër Kishat katolike me të vjetra në Ballkan. Sipas Aleksandër Meksit, studius me eksperiencë që ka gjetur në arkivat e Vatikanit, kjo Kishë është e vitit 1402. Zëra studiusish të tjerë thonë se është e shekullit të 12-të.
Vendimi i atyre që e kanë ndërtuar lidhet me pamjen e saj, drejt Vatikanit, si dhe një pishtar që ndizej natën kur vinin hordhitë osmane (jo të Erdoganit) nga zona e Krujës drejt Lezhës.
Që nga ajo kohë Kisha është rindërtuar, shembur nga koha e komunizmit (1967), rindërtuar përsëri në vitin 2020. Pamja e saj qiellore është nje element që e bën magjike Kishën dhe fshatin Prull.
Tani jemi me 30 janar, edhe pak javë e del pranvera.
Në gjuhën e ndryshimit mbeten edhe 84 ditë!
E dini si rrëzellen deti nga këtu?
Duhet të vini ta shikoni edhe të egërsuar detin më 25 prill!
Gjithë tërsellem dhe shkulm do jenë dallget më 25 prill.
Nga këtu ndihet vlimi popullor ndaj së keqes që ka kapluar këtë vend.
(Prull, 30 janar 2021)