Primaret brenda PD, ish-deputetja shpall kandidaturën për t’u zgjedhur kryetare e Bashkisë së Tropojës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmatja, ka vendosur të kandidojë për Primaret që do të zhvillojë kjo forcë politike.
“Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces. Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes. Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë”, tha Hajdarmataj.
KOHA JONË SONDAZH

