Primaret në PD, dalin afatet e shpalljes së kandidaturave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD ka dhënë detaje në lidhje me primaret. Ky komision njoftoi se vijon procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD.

Këtë të diel në ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa për degën e Durrësit komsioni ka vendosur që ai të shtyhet deri në datë 8 nëntor ora 20.00.

Më pas degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fitikisht pranë Komisionit informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar pranë tyre. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga degët, komisioni do të bëjë publike emrat e kandiduar apo vetëkandiduar ditën e hënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani Tirana numëron të paktën 4 kandidatë për primaret. Kanë shprehur dëshirën për të qenë kandidatë në 12 maj: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?