Princ Leka dekoron Ekrem Spahiun, e vlerëson me ”Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut” (FOTO)
Me rastin e 126 vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, në mjediset e Oborrit Mbretëror Shqipëtar u zhvillua një ceremoni e veçantë, ku Princi i kurorës së Familjes Mbretërore, vlerësoi dhe dekoroi kreun e partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiun me ”Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut”.
“Për përkushtimin e paçmuar kundrejt Familjes Mbretërore, trashëgimisë monarkike dhe figurës së Mbretit Zog, të shprehur përmes një veprimtarie të gjatë dhe efektive në rrafshin politik, publicistik dhe shtetëror, si edhe duke kontribuar në mënyrë të pandërprerë në rehabilitimin, përkujtimin dhe integrimin e kategorive shoqërore, që padrejtësisht janë ndëshkuar për besimin e tyre në idealin mbretëror dhe në institucionet monarkike”.
Të pranishëm në këtë ceremoni dekorimi ishin drejtuesit kryesor ndër vite të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, që kanë qenë përfaqësues të PLL në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe vendor.
Ekrem Spahiu shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Princit Leka për vlerësimin dhe dekorimin, por “Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut” ua dedikoj të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mbarë legalistëve për rezultatet e arritura, që u rënditen në motivacion.