Prindërit e 37-vjeçares që u vra nga kunati marrin në shtëpi fëmijët e mitur! Krushqve u mbyllin derën

Një tjetër grua u vra dhe fëmijët e saj të mitur mbetën jetimë. Krimi në familje i mori jetën 37-vjeçares Migena Sinani këtë fundjavë, ndërsa autori i identifikuar si Roland Sinani vrau veten, pas aktit të rëndë. 43-vjeçari qëlloi me pistoletë kunatën e tij Migena Sinani në dhomën e gjumit ndërsa në momentin e vrasjes, dhe në banesën e familjes Sinani në Shkozë kanë qenë prindërit pasi bashkëshorti i 37-vjeçares që punon si taksist nuk ndodhej në shtëpi.

Fëmijët e mitur të Migenës 2 dhe 4-vjeç, do të jetojë me prindërit e 37-vjeçares. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me dy të vegjlit.

Familjarët e Migenës vijojnë të presin njerëz për ngushëllim. Ata i ka kapluar dhimbja, por për ta, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani, nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia e konsideron të zbardhur ngjarjen, me autor Roland Sinanin, i cili fillimisht vrau me një plumb kunatën teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeç dhe më pas me një tjetër qëlloi poshtë nofullës veten. Kur blutë arritën, pistoleta u gjet në anën tjetër të oborrit.

Dyshimet e para të hetuesve ishin për heqjen e armës nga një tjetër person, si një tentativë për të prishur provat, por pas marrjes në pyetje dhe hetimeve paraprake, dolën në përfundim se babai Gëzim Sinani e kishte lëvizur armën.

Dëshmitë e tij janë kontradiktore për shkak se vuan nga skleroza. Për të dalë në një konkluzion më të qartë, hetuesit janë në pritje të ekspertizës së armës që është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

SHKARKO APP