Prindërit e Marvit: Dënimi të jetë maksimal, vrasësit janë kriminelë
Në Gjykatën e Tiranës u mor dëshmia e prindërve të Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën në gushtin e shkuar, për shkak të një karikuesi celulari. Prindërit e të riut, kërkuan drejtësi për vrasjen djalit të tyre, ndërsa thanë se kërkojnë dënimin maksimal për autorët. Të pandehur për vrajsen, janë Dejvis dhe Eugen Bitraj dhe Kridens dhe Marsel Alla.
Babai i të ndjerit tha se autorët që i morën jetën djalit të vetëm, janë kontigjent kriminal. Pavllo Mihali, shtoi gjatë seancës se ka parë videon e vrasjes.
”Kam fakte që vrasesit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati ime. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qelloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qelluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në toke. Dënimi duhet të jetë maksimal”,-tha ai.
Nga ana tjetër, e ëma Fatmira Mihali u shpreh në këtë gjyq nuk ka ardhur për dëmshpërblim por për të gjetur drejtësinë maksimale për autorët që i morën jetën djalit të vetëm.
”Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshperblim. Nuk ka vlerë që me zëvendeson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy persona. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo qe do u dilte para. Kam besim tek drejtesia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund te dalë i palagur nga kjo histori”.
KOHA JONË SONDAZH

