Prindërit e mashtrueses nga Manza: Ai djali deshi t’i bëjë dhurata, nuk e shtyu njeri
Aktualitet E Mërkurë, 14 Korrik 2021 05:46
Viktima e mashtrimit, Barush Ahmeti
Kanë folur më në fund, prindërit e Enertila Beqajt, vajzës nga Manza e Durrësit që nëpërmjet mashtrimit, i zhvati 60 milionë lekë Barush Ahmetit nga Facebook nga një profil falso. Sot, Enertila do të dalë para Gjykatës për të marrë masën e sigurisë.Myrteza dhe Emina Beqaj, të cilët shtuan dy dhoma në shtëpinë e tyre të varfër në fshat gjatë kësaj romance misterioze të vajzës së tyre, kanë deklaruar se edhe nëse ka marrë dhurata, ajo nuk i ka vënë pushkën në kokë atij djali.
‘Vajza jonë është e pafajshme. Kemi vajzë të mirë.

