Prindërit e Mihalit: Djali im tretet nën, vrasësit pushime në Greqi (VIDEO)
Prindërit e Marvi Mihalit kanë folur për mediat pas procesit gjyqësore për djalin e tyre, që u vra për një karikues telefoni. Nëna e Mihalit akuzoi drejtorin e policisë gjyqësore se ka intimiduar dëshmitarët. Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht.
“Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani po gënjejnë”,-tha ajo.
Ajo akuzon se vrasësit po bëjnë pushime në Greqi. ”Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar autorët. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, se ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë”.
Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.

KOHA JONË SONDAZH

